ITALI – FT: Pritet luhatje e tregjeve financiare prej situatës politike

BRUKSEL, 17 maj  /ATSH-ANSA/ – Sipas gazetarit të ”Financial Times”, James Politi, Italia me populizmin e saj ka trazuar tregjet financiare duke propozuar një kthim para Traktatit të Mastrihtit.

”I referohemi për bashkëpunimit mes L5Y me Lidhjen e Veriut ( Lega del Nord) të cilat kanë sjellë një lëkundje të tregjeve. Ato duan të kthehen në rregullat e mëparshme, çka ka turbulluar investitorët’’, theksoi Politi.

Sipas tij, deri tani investitorët kishin qëndruar të qetë përballë perspektivës L5Y-LEGA, por kjo sjellje e qetë e tregut mund të ndryshojë nëse partitë populiste marrin vendim të kthehen në marrëveshjet e para Mastrihtit./ a.jor./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.