FUTBOLL – Buffon largohet nga “Juventusi”

ROMË, 17 maj /ATSH-AFP/ – Portieri historik i “Juventusit”, Gianluigi Buffon njoftoi sot se do të linte klubin e Torinos pas 17 sezonesh, në përfundim të ndjeshjes së fundit përballë “Hellas Verone”.

“Të shtunën, do të jetë ndeshja ime e fundit me ‘Juventusin’. Përfundimi i kësaj aventure me dy fitore të reja (në kampionat dhe në Kupën e Italisë) ishte i rëndësishëm”, – deklaroi portieri 40-vjeçar italian, në një konferencë shtypi.

Buffon deklaroi se i duheshin edhe disa ditë për të vendosur për të ardhmen e tij, që mund të jetë në fushë ose jashtë saj.

“Çfarë do të bëj? Të shtunën, luaj një ndjeshje dhe kjo gjë është e sigurt”, – theksoi ai.

“Deri 15 ditë më parë, isha i sigurt se nuk do të luaja më. Por, kam marrë propozime inkurajuese, si për në fushë ashtu dhe jashtë saj. Jashtë fushe, propozimi më iteresant më është bërë nga presidenti, Agnelli”, theksoi ai duke iu referuar presidentit të “Juventusit”, Andrea Agnelli.

“Javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar dhe të sigurt”, – shtoi Buffon.

Sipas shtypit sportiv italian, Buffon ka kontaktuar me klube të nivelit të lartë, si “Liverpool”, “Real Madrid” apo “Paris SG”./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.