FOTO- Harry dhe Meghan, veshjet perfekte për dasmën e vitit

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.- Rritet tensioni për Dasmën Mbretërore; më 19 maj Harry dhe Meghan do të thonë po dhe ne po presim me padurim orën e atij momenti. Jemi aq shumë entuziastë saqë duhet të nisim të ëndërrojmë me sy hapur dhe të vihemi në rolin e të ftuarve.

Pikërisht kështu, për lojë menduam; por nëse do të merrnin ftesën më të dëshiruar të vitit, kush do të ishte veshja e përshtatshme për këtë rast, për të qenë vërtet në lartësinë e duhur?

Martesat “normale” kanë rregullat e tyre, imagjino një ceremoni mbretërore me prezencën e Mbretëreshës Elisabetta II. Jo të zezë, as të kuqe dhe jo minifunde, ndërsa është  detyrim kategorik: kapelja dekorative që i bën britaniket të njohura që në shikimin e parë.

Nga kapelja tek këpucët, nga fustani tek çanta, zbuloni cilat janë sipas nesh kombinimet e duhura për të bërë figurë edhe në një ngjarje të tillë. Me veshje të tilla një ftesë do ta meritonim, apo jo ?

/k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.