Fondi i sigurimit të depozitave në fund të vitit 2017, arriti në 35 miliardë lekë

254

TIRANË, 17 maj /ATSH/- Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani, tha sot gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë se, raporti i mbulimit të depozitave bankare nga fondi i agjencisë u rrit në 5.34%, nga 5.11% që ishte një vit më parë.

Sipas tij, fondi i sigurimit të depozitave arriti në 35 miliardë lekë në fund të vitit 2017 duke shënuar nivelin më të lartë të mbulimit të regjistruar deri më sot.

Të ardhurat në fondin e sigurimit të depozitave sigurohen nga kontributet e bankave dhe shoqërive të kursim-kreditit, si edhe nga investimi i këtyre kontributeve në instrumente financiare.

Mamani tha se, 6% e depozituesve zotërojnë 62% të totalit të depozitave bankare. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.