Turqia mbështet institucionet e Kosovës

PRISHTINË, 16 Maj/ATSH/.- Turqia do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.

Kështu deklaroi sot ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me të cilin bisedoi lidhur me aktivitetet e kësaj ministrie.

Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në përparimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Po ashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.