SOFT NEWS – Herri dhe Megan edhe bileta avioni… falas!

JOHANESBURG, 16 maj  /ATSH-ANSA/ – Kompania ajrore ”Kulula” ka ofruar një udhëtim falas për në Afrikën e Jugut për princin Herry dhe Megan Markle për muajin e mjaltit, me rastin e martesës së tyre ditën e shtunë.

”Do të jetë si një dhuratë për muajin e mjaltit që afrikanët i ofrojnë çiftit”, thekson agjencia e lajmeve, Ana Newswire.

Të sapomartuarit nuk parashikojne të nisen direkt për muajin e mjaltit, por do të jenë të ftuarit e babait të Herryt, princit Charles, i cili do të organizojë një festë.

Kjo gjë nuk ka ndaluar spekullimet në portalet angleze./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.