MOSKË – Rusia regjistron rritje ekonomike edhe këtë vit

162

MOSKË, 16 maj /ATSH-AFP/ – Rusia regjistroi një rritje ekonomike prej 1,3% në tremujorin e parë të vitit 2018, ose pak më mirë nga se parashikohej nga qeveria, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara sot nga agjencia ruse e statistikave, “Rosstat”.

Ky nivel është më i lartë se vlerësimet e qeverisë (1,1%). Ndërsa banka qendrore kishte parashikuar një rritje reale më të lartë për në tremujorin e parë (15%-1,8%), duke theksuar se efektet e projekteve të mëdha në infrastrukturë si ura në Krime apo impiantet e Kupës së Botës do të reflektohen vetëm në statistikat e mëvonshme.

Në vitin 2017, PBB-ja e Rusisë u rrit me 1,5% pas dy vitesh recesion. Për vitin 2018, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje me 1,7%. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.