Ministria e Kulturës hap për të tretën herë Fondin e Përkthimit nga Gjuha Shqipe

239

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Ministria e Kulturës hap për herë të tretë, fondin e Përkthimit nga Gjuha Shqipe, pas përvojës së dy viteve të kaluara, ku ka dëshmuar suksesin e kësaj nisme në përhapjen e letërsisë shqipe jashtë vendit nëpërmjet mbështetjes së përkthimit të dymbëdhjetë veprave në gjuhë të ndryshme si: italisht, spanjisht, frengjisht, greqisht, sllovenisht etj.

Ky fond ka ndikuar gjithashtu në rritjen e interesit të përkthyesve të huaj dhe të shtëpive të huaja botuese për letërsinë shqipe.
Këtë vit Fondi i Përkthimit nga Gjuha Shqipe synon mbështetjen e përkthimit të veprave
më të rëndësishme letrare artistike dhe eseistike.
Afati i aplikimit është nga data 16 maj 2018 deri më 21 qershor 2018. /m.z//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.