“Marseille” dhe “Atletico Madrid” përballen sonte në finalen e Europa League

164

TIRANË, 16 maj/ATSH/ – Mbrëmjen e sotme në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.

“Atletico e Madridit” dhe “Marseille” janë dy skuadrat që kanë arritur deri në finalen e amdhe dhe do të përballen me njëra-tjetrën, me synimin për të ngritur lart këtë trofe.

Finalja e nëntë e Europa League-s përfaqëson një ndër finalet më të veçanta në histori, teksa vë përballë në Lyon “Atletiko Madridin”, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe “Olimpikun e Marsejës”, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Champions League.

Finalja do të luhet në orën 20:45, në Stadiumin e ri “Parc Olympique Lyonnais” dhe do të drejtohet nga 45-vjeçari holandez, Bjorn Kuipers.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.