KM miraton në parim marrëveshjen statusore Shqipëri-BE

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ – Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim në mbledhjen e sotme marrëveshjen statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: “Miratimin, në parim, të marrëveshjes statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.