FUTBOLL – Maradona zgjidhet president i Dinamo Brest

243

MINSK, 16 maj /ATSH-AFP/ – Diego Maradona nënshkroi një kontratë trevjeçare si president i klubit bjellorus të futbollit të Dinamo Brest, njoftoi sot klubi.

“Po, Diego është me ne!”, njofton klubi në një postim në Twitter duke konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në media gjatë fundjavës.

”Maradona do të mbikëqyrë zhvillimin strategjik të klubit pas Botërorit-2018 në Rusi (14 qershor-15 korrik)”, sipas të njëjtit burim.

Legjenda argjentinase, fitues i Botërorit 1986, u largua muajin e kaluar nga posti i trajnerit të klubit të emiratit të kategorisë së dytë Al-Fujairah.

Dinamo, që ndodhet në Brest, në veriperëndim të Bjellorusisë, ndodhet në vendin e tetë të kampionatit kombëtar./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.