FUTBOLL – 11-metërsh i paqenë, arrestohet për abuzim me detyrën

295

BEOGRAD, 16 maj  /ATSH/ – Arbitri serb, Sërgjan Obradoviç, i cili dha një 11-metërsh të paqenë për skuadrën vendase, gjatë një ndeshjeje mes “Spartakut” të Suboticës dhe “Radinçkit” të Nishit, do të paraqitet përpara gjykatës me akuzën për abuzim me detyrën, sipas gazetës italiane ”Il Corriere della Sera”.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen midis “Spartakut” të Suboticës dhe “Radinçkit” të Nishit, të dyja për në rrugëtimin drejt Europa League.

Arbitri dha dy 11-metërsha, një prej të cilëve i paqenë.

Edhe në të kaluarën, ky arbitër kishte marrë disa vërejtje mbi mënyrën e parregullt të arbitrimit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.