FRANCË – Total kërkon përjashtim nga sanksionet amerikane kundër Iranit

114

PARIS, 16 maj /ATSH-AFP/ – Grupi francez “Total” njoftoi sot se nuk do të dërgojë deri në fund një projekt të madh gazi që ka filluar në korrik 2017 në Iran nëse nuk merr perjashtim nga ana e autoriteteve amerikane, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshje bërthamore iraniane.

Më 8 maj, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit, që kishte pranuar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së një pjese të sanksioneve ndërkombëtare.

“Për pasojë (…), Total nuk mund të vazhdojë projektin South Pars 11 (SP11) dhe duhet t’i japë fund të gjitha operacioneve që janë të lidhura me atë para 4 nëntorit 2018, vetëm nëse jepet një përjashtim për këtë projekt nga autoritetet amerikane, me mbështetjen e autoriteteve franceze dhe europiane”, shpjegon në një komunikatë gjiganti francez i përpunimit të hidrokarbureve.

Administrata Trump ka vendosur të rikthejë krejt sanksionet e hequra pas marrëveshjes të vitit 2015 dhe të aplikojë sanksione edhe më të ashpra. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.