SPANJË – Presidenti i ri separatist katalanas takohet me Rajoy-n

MADRID, 15 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti i ri indipendentist i Katalonjës, Quim Torra dhe shefi i qeverisë konservatore spanjolle, Mariano Rajoy njoftuan sot synimet e tyre për t’u takuar.

“Objektivi i parë i qeverisë së re katalanase është që t’i ofrojë dialog qeverisë spanjolle”, theksoi Torra në Berlin, ku vizitoi Carles Puigdemont, paraardhësi i tij në krye të Katalonjës i shkarkuar nga Madridi pas përpjekies për shkëputje nga rajoni në vjeshtë 2017.

Puigdemont është në liri me kusht në gjermani në pritje të shqyrtimit të një kërkese për ekstradim.

“Ju lutem, fiksoni një datë dhe një vend për një takim”, deklaroi Torra duke iu drejtuar Rajoy-t.

“Sigurisht që do të pres presidentin e Generalite nëse më kërkon”, deklaroi shefi i qeverisë spanjolle që është për vizitë në Sofje, Bullgari.

“Por nuk do të ketë republikë në Katalonjë”, paralajmëroi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.