SHBA – Uashingtoni vazhdon përgatitjen e samitit Trump-Kim

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk është njoftuar për një ndryshim pozicioni koreanoverior dhe vazhdon të përgatisë samitin mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, deklaroi sot departamenti amerikan i Shtetit pasi Pheniani këcënoi me anulimin e këtij takimi historik.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të përgatisim takimin mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un në lidhje me denuklearizimin e Koresë së Veriut”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Heather Nauert para medias në Uashington.

“Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor në Singapor për shkak të manovrave ushtarake të përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut”, raportoi agjencia koreanojugore “Yonhap”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.