Ruçi merr pjesë në Asamblenë e PABSEC në Stamboll

TIRANË, 15 maj /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të marrë  marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll më 16 maj 2018.

Në njoftim zyrtar nga Kuvendi bëhet e ditur se, “Kryetari i Kuvendit Ruçi, është njëkohësisht President i PABSEC deri më 21 qershor 2018, ku do të kryhet rotacioni i Presidencës gjatë punimeve të Asamblesë së 51 të Përgjithshme të PABSEC në Tiranë”.

Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-ut zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Gjatë ditëve të mbledhjes, Ruçi do të zhvillojë takime me kryetarët e parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, si edhe Kryetarin e Senatit të Rumanisë”.

Kryeparlamentari Ruçi, do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve Anëtare të PABSEC-ut. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.