Qendër multifunksionale për turistët në Karaburun-Sazan

236

TIRANË, 15 Maj / ATSH / – Në Administratën e Zonave të Mbrojtura të Vlorës u bë prezantimi i draft-strategjisë së menaxhimit të Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” dhe konsultimi me grupet e interesit.

Me mbështetjen e UNDP, kjo qendër do të funksionojë si një qendër multifunksionale duke ofruar shërbime edukimi, informimi, aktivitetesh etj.

Zhvillimi i kësaj strategjie ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Gjithashtu, do të shërbejë si një model në menaxhimin e qendrave të tjera të vizitorëve të implementuara nga AKZM. /n.lena/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.