Pacolli uron besimtarët për muajin e Ramazanit

TIRANË, 15 maj/ATSH/- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pacolli ka vlerësuar se gjatë këtij muaji, përmes agjërimit dhe solidaritetit, tregohet devotshmëria dhe përkushtimi ynë për t’ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.

“Me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal të Ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të besimit Islam. Gjatë këtij muaji, përmes agjërimit dhe solidaritetit, tregohet devotshmëria dhe përkushtimi ynë për t’ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Përkushtimi ynë për t’i ndihmuar njëri-tjetrit është domosdoshmëri për të ndjekur rrugën e besimit në vlerat e paqes, bashkëjetesës, tolerancës, harmonisë dhe mirëkuptimit”, – ka uruar Pacolli. /kosovapress//z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.