Mançini merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares italiane

TIRANË, 15 maj/ATSH/ – “Jam krenar që do të drejtoj kombëtaren”.

Kështu u shpreh Roberto Mançini gjatë prezantimit të tij si trajneri i kombëtares Italiane të futbollit, duke nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) deri në vitin 2020.

Edhe pse ka përfituar një pagë mjaftë të lartë te ekipi i Zenitit në Rusi, Mançini ka vendosur të marrë drejtimin e kombëtares edhe pse me një pagë të reduktuar deri në 3 here, krahasuar me pagën që përfitonte në Rusi.

“Ishte e lehtë për mua që të zgjidhja. Jam krenar që do të drejtoj Kombëtaren. Për mua që kam qenë i grumbulluar në Coverçiano që nga 1978, kur isha 14 vjeç, kjo është gjëja më e bukur. Jam i lumtur për këtë zgjedhje të bërë, edhe për prindërit e mi që ndihen krenarë. Në radhë të parë dua të jem një trajner i mirë dhe në gjendje që të kthej Italinë në pozicionin që i takon, në elitën e futbollit Botëror dhe Evropian”, deklaroi Mançini.

Edhe pse nuk është e sigurt, kombëtares italiane mund ti bashkohet dhe ish lojtari i Juventusit, Andrea Pirlo i cili pritet ti bashkohet stafit teknik të ekipit.

Mançini do të bëjë debutimin e tij në 28 maj në ndeshjen që Italia do luajë më Arabinë Saudite, ndërkohë që në 1 dhe 4 qershor “Të Kaltrit” do të përballen me Francën e Holandën./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.