Gjykata nuk ndryshon masën e sigurisë për Tahirin

TIRANË, 15 maj/ATSH/- Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda pasi ka dëgjuar kërkesat e palëve, ka vendosur që të mos e ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i çështjes, Besim Hajdarmataj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Sipas tij, Tahiri duke qenë i lirë rrezikon prishjen e provave.

Avokati Maks Haxhia kërkoi që kjo masë të shuhej, pasi nuk kishte rrezik që Tahiri të prishte provat.

Haxhia në përfundim të seancës u shpreh se, “kjo masë do apelohet. Në dosjen e paraqitur nga Gjykata, nuk ka asnjë provë të re ndaj Tahirit, ai duhet të hetohet në gjendje të lirë”, – tha Haxhia. /a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.