BERLIN – ”Gazprom” fillon gazjellësin “Nord Stream 2” në ujërat gjermane

BERLIN, 15 maj /ATSH-AFP/ – Punimet përgatitore për ndërtimin e gazjellësit rus të diskutuar “Nord Stream 2” filluan në Gjermani, njoftoi sot konsortiumi i drejtuar nga gjiganti rus Gazprom, disa ditë nga një vizitë e kancelares gjermane në Rusi.

“Nord Stream 2′ ka filluar sot punimet përgatitore offshore për vendosjen e tubacioneve në Gjirin e Greifswaldit, lagunë në jug të detit Balltik”, njoftoi në një komunikatë kompania.

“Të gjitha punimet janë kryer në bazë të miratimit të projekteve për ndërtimin dhe shfrytëzimin e gazjellësit “Nord Stream 2″ në ujërat territoriale gjermane”, thekson komunikata.

“Punimet kanë filluar gjithashtu në Finlandë pas miratimit nga autoritetet finlandeze”, vijon komunikata.

“Nord Stream 2” parashikon të dyfishojë deri në fund të vitit 2019 kapacitetet e si vëllait të tij “Nord Stream 1″ dhe të mundësojë më shumë gaz rus të mbërrijë direkt në Gjermani nëpërmjet detit Balltik, pa kaluar në Ukrainë.

”Gazprom” e justifikon ndërtimin e tij me rritjen e pritshme të kërkesës europiane në vitet e ardhshme./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.