SPORT – Ikardi dhe Dibala, shkojnë në botërorin Rusi 2018

TIRANË, 14 maj/ATSH/ – Dy argjentinasit që aktivizohen në kampionatin italian, Paolo Dibala dhe Mauro Ikardi do të jenë pjesë e kombëtares argjentinase në Botërorin Rusi 2018.

Lista e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë në Rusi u bë publike në faqen zyrtare të kombëtares së Argjentinës në rrjetin social “Twitter”, ku mes emrave tashmë të ditur si Mesi, Higuain dhe Aguero, spikasin edhe emrat e Ikardit dhe Dibalës, të cilët ishin në dyshim për përfshirjen e tyre në listën e kombëtares.

Trajneri Sampaoli ka pasur vështirësi në përzgjedhje, shpesh i ndikuar edhe nga opinionet. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.