SOFT NEWS – Dy jackpot-e në një… javë!

SIDNEJ, 14 maj /ATSH-AFP/ – Sapo kishte përfunduar festën për fitoren në llotari, një australiani i është dashur të festojë sërish pasi kishte mësuar se kishte fituar një jackpot për herë të dytë në të paktën një javë.

Pasi kishte fituar të hënën më 7 maj 1 020 487 dollarë australian (644 000 euro), 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, por që jetonte në Bondi, një zonë turistike në Sydnej, fitoi sërish të shtunën 1 457 834 dollarë australianë.

“I thoja vetes që është shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, theksoi ai për NSW Lotteries, organizmi zyrtar që menaxhon llotaritë në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

“Mundësia për të fituar dy herë në një kohë kaq të shkurtër është pothuajse e pamundur. Do të doja shumë t’u jepja këshilla të tjerëve për mënyrën si fitohet në llotari, por nuk kam”, shprehet ai.

NSW Lotteries u shpreh se nuk ishte në gjendje të vlerësonte mundësinë për të fituar dy herë në javë duke e ditur se të fitosh një herë është një mundësi në 1,845 milionë.

“Ne nuk njohim ndonjë të ketë fituar dy herë në një javë”, deklaroi zëdhënësi i “NSW Lotteries”, Matt Hart.

“Ka njerëz që fitojnë dy herë në jetën e tyre, por jo dy herë në një javë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.