GREQI – Sulmohet sërish me bombë shtëpia e ministrit të Shtetit

ATHINË, 14 maj /ATSH-ANA/ – Shtëpia e ministrit grek të Shtetit, Alekos Flamburaris u bë përsëri objekt i një atentati me bombë, dje në orët e para të mëngjesit.

Një grup të rinjsh ka sulmuar një patrulle policie të stacionuar jashtë shtëpisë së ministrit, duke përdorur gurë, shishe dhe duke shkaktuar dëme materiale në makinat përreth.

Gjysmë ore më vonë, një tjetër sulm ndaj forcave të policisë ndodhi jashtë zyrave të PASOK-ut, në rrugën ”Harilau Trikoupi” në të cilën nuk u verifikuan dëme.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.