Sezoni veror, Çeku: Siguri dhe shërbim bashkëkohor për pushuesit

TIRANË, 13 maj /ATSH-N.Lena/ – Ministria e Turizmit në bashkëpunim me aktorë të tjerë menaxhues kanë marrë të gjitha masat për një sezon veror të suksesshëm dhe të sigurt. Këtë fakt e konfirmoi dhe zv. ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku në një intervistë për ATSH. Çeku tha se “… aksioni i pastrimit të territorit në të gjithë vendin dhe kryesisht i plazheve tona, ishte një arritje dhe siguri për të pasur një sezon veror të suksesshëm. Pushuesit vendas e ata të huaj do të gjejnë pastërtinë, shërbimin bashkëkohor, por edhe sigurinë në plazhet tona. Ky sezon do të jetë disa herë më i suksesshëm se vitet e kaluara”, – tha Çeku për ATSH. Ministria e Turizmit ka angazhuar të gjitha strukturat e vartësisë për menaxhimin e një sezoni veror të suksesshëm./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.