PORTUGALI – Izraeli shpallet fitues për të katërtën herë në Eurovizion

LIZBONË, 13 maj /ATSH-AFP/ – Izraeli u shpall fitues për herë të katërt në historinë e tij në konkursin e këngës në Eurovizion, falë një këngë të frymëzuar nga nisma #MeToo, e vlerësuar nga miliona teleshikues në përfundim të finales në Lizbonë.

Kënga ”Toy”(lodër), një thirrje për emancipimin e gruas dhe kundër çdo forme abuzimi u interpretua nga këngëtarja izraelite 25 vjeçe Netta Barzilai, me një paraqitje shumë ndryshe nga një diva tipike fotozhenike për shkak të mbipeshës.

Mes lotëve këngëtarja fituese e vendit e parë falenderoi për pranimin e ndryshimit dhe përkrahjen e diversitetit, nga skena e Altice Arena, salla më e madhe e spektakleve në Portugali.

Këngëtarja izraelite u shpreh me admirim ndaj vendit të saj, përpara 11 000 spektatorëve entuziastë me flamuj në duar dhe veshje me ngjyra të kombeve përkatëse.

”Ndihem vërtet i lumtur. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të festuar shtatëdhjetëvjetorin e shtetit të Izraelit”, pohoi Ariel Lopstein, një fans 43 vjeç, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Madridi./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.