MAKINA – ”Rolls-Royce” prezanton SUV-in e tij të parë

LONDËR, 11 maj /ATSH/ – Pas shumë muajsh fushatë komunikimi, testesh dhe spekulimesh, ”Rolls-Royce” më në fund ngre siparin mbi SUV-in e tij të parë, që do të quhet Cullinan, njofton revista e dedikur për automjetet “Autoplus.fr”.

Me një rritje të jashtëzakonshme që po pëson ky sektor, edhe shtëpia britanike luksoze nuk mund të qëndronte jashtë, ndonëse duket pak e rrezikshme për një markë si ”Rolls-Royce”.

Dizajni i modelit ”Cullinan” është një rrugë e ndërmjetme mes klasikes, si SUV-i ”Bentley Bentayga” dhe modelit shumë të guximshëm, por ende një koncept, Mercedes-Maybach ”Ultimate Luxury”.

Motori është një V12 me kubikë 6,47 litra, që çliron 571 kuaj fuqi.

Brenda, ”Cullinan” përfaqëson atë që ”Rolls Royce” di të bëjë më mirë, lëkurë e zgjedhur, dru fisnik, ambient limuzine dhe sigurisht, që është një risi për këtë markë, një buton për të ecur jashtë rrugës, si një fuoristradë e vërtetë.

Nëse tarifat e ”Cullinan” ende nuk janë bërë të ditura, pa asnjë dyshim që pritet të jenë pak të kripura. Sa për të kujtura, vetura ”Rolls-Royce Phantom” arrin nderi në 500 000 euro. /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.