KINË – Kreu i diplomacisë iraniane nis një tur vizitash për marrëveshjen bërthamore

PEKIN, 13 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif nisi sot një vizitë në Pekin, si pjesë e një turi vizitash që do të kryejë edhe në Moskë dhe Bruksel, me qëllim ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, pas largimit të zhurmshëm të SHBA-së, dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Turi i Zarif nis dy ditë pas sulmeve të paprecedenta izraelite në Siri, ku u vranë të paktën 11 luftëtarë iranianë, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), duke shtuar dyshimet për një konflikt më të gjerë mes dy vendeve.

Irani duket gjithsesi i vendosur për të mos u përfshirë në një konflikt të hapur me Izraelin, që do të çonte në distancimin e partnerëve të tij europianë.

Zarif mbrërriti në mesditë në Pekin, ku pritet të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Kina bën pjesë në mesin e gjashtë fuqive të mëdha, SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani, që nënshkruan në vitin 2015 me Iranin një marrëveshje historike, e cila parashikon heqjen e sanksioneve ndaj vendit, në këmbim të angazhimit të Teheranit për të mos u pajisur me armë bërthamore./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.