FOTO/ Në gjurmët e identitetit kulturor

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Trashëgimia kulturore dhe monumentet me vlerë historike po marrin vëmendjen e specialistëve çdo ditë e më shumë për rijetëzimin e tyre, për t’i kthyer ato në objekte të denja për vizitorët.

Punimet e projektit “Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës”, po vijojnë nën mbikëqyrjen e përditshme të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Punimet e këtij projekti janë fokusuar në disa objekte ku po kryhen punime restauruese në fasada dhe brendësi të tyre, ndërkohë që vazhdojnë punimet edhe për përmirësimin e rrjeteve nëntokësore.

Ky projekt restaurimi zhvillohet në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të, ku pjesë e këtij restaurimi janë: Rruga “Justin Godar”, ish-Pazari, “Lagjja e Hebrenjve”, klubi “Labëria”, ish-Sinagoga, etj./a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.