Vendimi për Tahirin, Rama: Drejtësi jashtë çdo influence

 Tiranë, 12 maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila la masën  “arrest shtëpie” për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e cilësuar atë si një të drejtë të organeve të drejtësisë. 

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook kryeministri shkruan se “vendimi i sotëm për ish ministrin Tahiri nuk komentohet por respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë.” 

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike adiplomatike,” përfundon kryeministri Rama./e.caushi/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.