Culturetrip: Në Shqipërinë e udhëtimeve të mrekullueshme

TIRANË, 12 maj /ATSH/ – Shqipëria ofron tek vizitorët mundësinë për të bërë udhëtime fantastike në të gjithë vendin, shkruan faqja e njohur turistike culturetrip.com.

Edhe nëse të pëlqen të vizitosh Shqipërinë, edhe nëse do të vizitosh plazhet e shumta atëhere Shqipëria i ka të gjitha. Ja shtatë udhëtimet tona të bëra në Tokën e Shqiponjave.

Nga Berati në Skrapar

Drejtohuni nga kalaja e Beratit për t’u mahnitur me panoramën që shihet prej aty. Kur të ndodheni atje do të kuptoni përse është shpallur pasuri e mbrojtur e UNESCO-s.

Nëse pëlqeni aventurat të këshillojmë të vizitosh qytetin e Skraparit, një vend dy orë nga Berati, i cili me kanionet e tij fantastike ofron raftin me ndihmën e Albanian Rafting Group.

Nga Saranda te Syri i Kaltër

Saranda është qyteti kryesor i bregdetit shqiptar, një vend që duhet të vizitohet absolutisht. Megjithëse qyteti është i mbipopulluar në muajt e verës, ai ofron disa mundësi duke qënë se është i rrethuar nga plazhe të bukura.

Vetëm 30 minuta larg nga Saranda ndodhet qyteti i Butrintit dhe një nga zonat më magjepëse të vendit Syrin e Kaltër. Fenomen gjeologjik, me ujëra të ftohta e të kulluara. E thënë metaforikisht si pupila me beben e syrit.

Nga Durrësi te Kepi i Rodonit

Nëse adhuroni arkitekturën duhet  të vizitoni qytetin antik të Durrësit. Pjesa më e madhe  e arkitekturës së vendit ndodhet pikërisht  aty dhe pikërisht pas portit.

Reth një orë me makinë  nga Durrësi mund  të  vizitoni Kepin e Rodonit , një breg  shkëmbor i detit Adriatik si dhe kalanë e ndërtuar nga heroi kombëtar Skënderbeu në vitin 1463, e cila ofron një pamje spektakolare.

Nga Tirana në Krujë

Tirana është një nga kryeqytetet më të freskëta dhe më të gjalla të Gadishullit Ballkanik dhe këshillohet  të vizitohet absolutisht.

Por, shpeshherë mund të jetë edhe e mbipopulluar dhe e zhurmshme, prandaj  nëse  dëshironi qetësi merrni autobusin dhe shkoni në qytetin e Krujës. Ky qytet, në mes të maleve  shkëmbore, është një pikë relaksi, dhe ideal për t’u larguar nga zhurma e Tiranës.

Nga Shkodra në Theth

Shkodra  është një nga qytetet e Veriut që konsiderohet si porta e tij. Në të ndodhet kalaja më e madhe e vendit. Kalaja e Rozafës ndodhet rrëzë liqenit dhe ofron një pamje spektakolare mbi liqenin dhe qytetin. Shkodra është një pikë strategjike për të vizituar Veriun e Shqipërisë.

Nëse keni kohe ju këshillojmë të vizitoni  zonën e Thethit dhe fshatrat malore në zemër të Alpeve.

Nga Vlora në Dhërmi

Vlora është qyteti i tretë i Shqipërisë  për nga madhësia. Pasi të vizitoni  qytetin e Vlorës drejtohuni për në bregdetin e Jonit. Pasi të kaloni malin e Llogarasë do të hasni një bukuri përallore, fshatin e Dhërmiut, një nga vendet më magjike të Shqipërisë.

Rruga që të çon nga Vlora në Dhërmi është me shumë  kthesa dhe mbresëlënëse.

Nga Gjirokastra në Përmet

Gjirokastra është një nga qytetet otomane të ruajtura më së miri dhe gjithashtu nën ruajtjen e UNESCO-s. Në këtë qytet ka lindur gjithashtu diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha.

Nga Gjirokastra mund të vizitoni Përmetin, rreth një orë me makinë, qytet në të cilin ndodhen ujëra termale, ku mund të relaksoheni./  /os/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.