BAGDAD – Nis procesi zgjedhor, faktor kyç për rindërtimin e vendit

BAGDAD, 12 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 24,5 milionë shtetas irakianë do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri, ku detyra kryesore e tij do të jetë mbikëqyrja për rindërtimin e vendit të shkatërruar, pas tre vite luftë ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Në Mosul, ish-kryeqendrën irakiane të xhihadistëve në Veri, Ali Fahmi një gazetar i moshës 26 vjeç shprehet se votoi për strabilizimin e sigurisë dhe të ekonomisë.

Omar Abed Mohammed, edhe ai pohoi se kishte hedhur fletën e votimit në kuti për të ndryshuar personat që çuan vendin drejt shkatërrimit. Ky i papunë, 32 vjeç babai i dy fëmijëve u shpreh se shqetësimi i tij kryesor ishte papunësia e të rinjve, një fenomen që prek një në pesë irakianë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytet mbizotëron heshtja pasi lëvizja me automjete është e ndaluar në të gjithë vendin ditën e votimit, policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në qendrat e votimit, për të shmangur çdo incident, ndërsa ISIS-i kërcënoi së fundmi se do të godasë gjatë procesit zgjedhor./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.