SOFJE – Merkel përgëzon përpjekjet e Borisov për Ballkanin Perëndimor

SOFJE, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi punën e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

”Tema e Ballkanit është shumë delikate, por ju Bojko keni bërë një punë shumë të mirë dhe duhet të jesh një negociator shumë i mirë në këtë fushe’’, iu drejtua Merkel kryeministrit bullgar.

Më 17 Maj do të mbahet në Sofje samiti kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që  Bullgaria ka presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

‘’Bullgaria do të vazhdojë  të ndihmojë në bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe jashtë radhës së kësaj presidence duke qenë se vendet e këtij rajoni kanë si objektiv  anëtarësimin në Bashkimin Europian’’, theksoi Borisov.

Sipas Merkelit, popujt e Ballkanit duhet të punojnë shumë për të rritur mirëqënien e tyre./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.