Mbillen pemë të reja në Parkun Kombëtar të Qafështamës

TIRANË, 11 maj / ATSH / – Në Zonën e Mbrojtur të Qafështamës, Organizata “Miqësia Ulëz”, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me OJF-të lokale, dhe nxënës shkolle si dhe aktorë të tjerë lokal, organizuan sot aktivitetin me temë: ”Mbi procesin e Mbjelljes së pemëve pyjore dhe dekorative në bashkëpunim me strukturat vendore në kuadër të ndërgjegjësimit në komunitet për të dy zonat e mbrojtura pilot të mara në studim në rrethin e Matit”.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit SENiOR-II të zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.