Goditen dy raste të lojërave të fatit pa dokumentacion përkatës

TIRANË, 11 maj /ATSH/ – Procedohen penalisht dy pronarë lokalesh për “Organizim të lotarive të palejuara”, si dhe për “Vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare në Drejtorinë e Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale në qytetin e Elbasanit, ku dyshohej se kryhej veprimtari e kundraligjshme në ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit pa dokumentacion, kanë evidentuar dhe proceduar dy pronarë lokalesh.

Ne secilin lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga një kompjuter i lojërave të fatit së bashku me aksesorët e tyre.

/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.