FOTO/ Ankesat e banorëve, nis ndërtimi i dy rrugëve të reja në Elbasan

TIRANË, 11 maj /ATSH- I. Vata/ – Edhe një investim tjetër në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla shton se ndërtimi i kësaj rruge u vjen në ndihmë qindra banorëve të kësaj zone, të cilët për vite me radhë vuanin mungesën e infrastrukturës.

“Para një viti ishim në këtë lagje, ku pjesa më e madhe e banorëve i paraqitën kryetarit të bashkisë kërkesën për të ndërtuar rrugën. Këtu nuk bëhet fjalë për rikonstruksion, por për një rrugë tërësisht të re, e ndërtuar me të gjithë standardet që përfshin kanalizimet e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, ndriçimin, i njëjtë me qendrën e qytetit. Falenderoj banorët që janë treguar bashkëpunues duke spostuar avllitë e tyre për të lejuar zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e trotuareve”, – shprehet ai.

Po ashtu, Balla theksoi se “po në lagjen ‘5 Maji’ do të fillojë puna me ndërtimin e dy rrugëve të reja, ku përsëri do të doja që bashkëpunimi bashki-komunitet të ishte i njëjtë”.

Ndërsa, kryetari i bashkisë tha se si ky model do të jenë të gjitha rrugët në Elbasan, të cilat do të rikonstruktohen brenda një viti”.

Gjithashtu, së bashku me kryetarin e bashkisë biseduam me banorët e kësaj zone për shqetësimet dhe problemet e tyre, në kuadër edhe të një procesi llogaridhënie i cili tashmë ka nisur./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.