Çështjet e mjedisit, 93% e ankesave të qytetarëve u jepet zgjidhje

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155800065581523/?t=2

TIRANË, 11 maj/ATSH/- Nga 249 ankesa drejtuar ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në lidhje me çështjet e mjedisit, falë zyrës së bashkëqeverisjes janë zgjidhur 93% e tyre.

Këto të dhëna i bëri publike, koordinatori i Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Marin Shpata, i cili theksoi se nga 249 ankesa, 229 kanë marrë zgjidhje.

Ai ka ndarë historinë e një qytetari nga Vlora, i cili pas tre vitesh ankesash pranë bashkisë Vlorë për zhurmën që i shkaktonte një punishte pranë banesës së tij, i mjaftuan vetëm tri minuta në platformën e Bashkëqeverisjes që të gjente zgjidhjen.

“Në ankesën e tij qytetari shpjegonte se këto zhurma të vazhdueshme krijonin mjaft shqetësim në familjen e tij, sidomos për babain e tij në moshë të thyer, si dhe për fëmijët e tij. Me marrjen e kësaj ankese në platformë Inspektorati Mjedisor dhe ISHP verifikuan situatën në terren, ku nga matja e nivelit të zhurmave rezultoi së qytetari kishte të drejtë. Ato ishin mbi normat e lejuara. Menjëherë inspektorati përveçse mori masë administrative, pezulloi ushtrimin e aktivitetit deri në krijimin e kushteve për izolimin e zhurmave”, – përfundoi Shpata. /z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.