VJENË – SHBA nuk i ndalon financimet në AIEA për programin bërthamor të Iranit

VJENË, 10 maj /ATSH-DPA/ – SHBA nuk do të ndalojë së financuari inspektimet e Agjencisë Ndëkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) në Iran, pavarësisht nga tërheqja  e marëveshjes bërthamore me Teheranin, theksoi një funksionar amerikan.

”SHBA do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi AIEA, deri në limitet e lejuara nga AIEA, në mënyrë që Irani të monitorohet më së miri”, theksoi ai.

AIEA shpenzon çdo vit rreth 9,2 milionë euro, prej te cilave 4,1 nga bilanci i agjencisë dhe pjesa tjetër nga shtetet e tjera anëtare.

”SHBA financojnë një të katërtën e gjithë bilancit dhe, për të monitoruar edhe më mirë  Iranin, kanë ofruar edhe tre milionë dollarë më shumë që nga viti 2015’’, theksoi funksionari amerikan./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.