Rita Ora në listën e muzikantëve më të pasur britanikë

TIRANE, 10 Maj /ATSH/ – Rita Ora ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris.

Sipas ‘Sunday Times’, ajo radhitet në vendin e 11-të artistëve britanik më të  pasur në moshën nën 30 vjeç, me një pasuri prej 16 milionë paund.

 

 

 

 

 

Ka katër vite që qëndron në top listën e 10 këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu ajo ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me firma të ndryshme veshjesh dhe kozmetike.

Në të njëjtën listën të kryesuar nga Adele ,është pozicionuar në vend të dytë Ed Sheeran me 80 milionë paund, kurse Calvin Harris është e vetmja hyrje e re në 20-shen më të lartë me 140 milionë paund.

Megjithatë muzikanti më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar është Paul McCartney me 820 milionë paund./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.