PD bllokon foltoren e Kuvendit, ndërpritet seanca

TIRANË, 10 Maj/ATSH/ -Partia Demokratike ka bllokuar foltoren e Kuvendit, menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryetarit të saj Lulzim Basha.

Deputetë të Partisë Demokratike janë ngritur nga karriget e tyre dhe kanë rrethuar kreun e PD-së Basha megjithëse ky i fundit e kishte përfunduar kohën e fjalës së tij.

Në këtë situatë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.