NJU-JORK – “Los Rivales” e Riveras shitet 9,7 milionë dollarë

NJU-JORK, 10 maj /ATSH-AFP/ – Një tablo e piktorit meksikan, Diego Rivera është bërë vepra latino-amerikane më e shtrenjtë në historinë e ankandeve, pasi u vlerësua dje në mbrëmje me 10 milionë dollarë në Nju-Jork duke thyer këtë rekord për një emër tjetër të madh të artit meksikan, Frida Kahlo, që ishte përveç të tjerave bashkëshortja e tij.

“Los Rivales” (Rivalët), e shitur 9,76 milionë dollarë nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s”, shfaq dy burra gjatë një feste tradicionale meksikane. Ajo u pikturua në vitin 1931.

Deri tani, rekordi ishte mbajtur nga një vepër e Frida Kahlo shitur në ankand në vitin 2016 për tetë milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një tabllo që daton në vitin 1939 dhe titulluar “Dos desnudos en el bosque (La tierra misma)”.

Një tablo e Riveras mban tashmë rekordin për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një vepër latino-amerikane, jo vetëm gjatë një shitjeje në ankand. /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.