FOTO/ Nga Zvicra dhe Spanja me biçikleta në parqet natyrore shqiptare

TIRANË, 10 maj / ATSH / – Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë ka qenë destinacioni i preferuar i dy prej Rojeve Mjedisore (rangers), Marleen nga Zvicra dhe Serafin nga Spanja, që janë duke bërë një tur me biçikleta nëpër Shqipëri, ku kanë kërkuar dhe informacionin e nevojshëm për iteneraret dhe parqet natyrore më të bukura të vendit tonë.

Ata kanë kërkuar informacion për peizazhet natyrore që shtrihen përgjatë rrugës Korçë drejt Tiranës dhe “Shoqata e Parqeve në Shqipëri” u ka sugjeruar Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.

Në mëngjesin e ditës së djeshme ata u gjendën pranë zyrave të AdZM Elbasan, ku morën një informacion të detajuar rreth vlerave natyrore të parkut, u paraqitën në Qendrën e Vizitorëve në Fushë-Studën dhe bënë një vizitë në park duke ndjekur një shteg të shkurtër buzë liqenit të Fushë-Studës.

Të kënaqur nga natyra e mrekullueshme e parkut kanë vendosur të qëndrojnë këtu edhe sot për tu njohur më mirë me vlerat natyrore të parkut. Natyra Shqiptare çdo ditë e më tepër po tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj./n.lena/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.