Shkarkimi i Hajdarmatajt, Basha: Vendim i paligjshëm

TIRANË, 9 maj/ATSH/ –  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shkarkimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Gjatë një deklarate për media, kreu i opozitës bëri të ditur se shkarkimi i Hajdarmataj nuk është një rastësi.

“Sot kamikazja e Edi Ramës njoftoi shkarkimin e kryeprokurorit të krimeve të rënda, drejtuesin e prokurorëve që hetojnë Tahirin. Ai është zëvendësuar  nga një tjetër kamikazë të Edi Ramës. Shkarkimi vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia. Vjen pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Tahirit dhe vendosi ta thërrasë këtë të fundit. Vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë për  autorizimin e Ramës pasi KQZ konfirmoi heqjen e mandatit të tij. Vjen sot kur PD denoncoi mbështetjen që Fatmir Xhafaj i ka dhëne dhe i jep vëllait të tij duke mos e arrestuar edhe pse në Itali kreu i një bande ndërkombëtare. Edi Rama po bën çdo gjë të shpëtojë Tahirin. Kjo është arsyeje pse shkarkimi i Hajdarmataj me emërimin e kamikazes së Ramës janë bërë në shkelje me ligjin. Prokuroja nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla.Ky është një vendim i paligjshëm për të cilën prokurorja e Ramës do mbajë përgjegjësi. Kushtetuta ndalon pa kaluar vetting-un. Vendimi nuk është i Markuat por i Edi Ramës. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.