SHBA – Trump: Samiti me Kim nuk do të zhvillohet në kufirin mes dy Koreve

UASHINGTON, 9 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të hënën se samiti i tij i shumë pritur me kreun koreanoverior, Kim Jon Un nuk do të zhvillohet në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) në kufirin mes dy Koreve.

Duke garantuar se data dhe vendi i këtij takimi do të shpallet brenda tre ditëve, Trump rikonfirmoi se DMZ-ja nuk është marrë parasysh.

Vendi tjetër i mundshëm i përmendur në të kaluarën nga Donald Trump është Singapori.

Sipas të përditshmes koreanojugore “Chosun Ilbo”, që citon burime diplomatike, takimi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në Singapor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.