RUSI – Putin kërkon të gjejë një zgjidhje në Lindjen e Mesme bashkë me Netanyahun

MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se dëshiron të kërkojë zgjidhje për Lindjen e Mesme bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një takimi në Kremlin mes dy personaliteteve, një ditë pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane.

Duke përmendur situatën në Lindjen e Mesme, presidenti rus vlerësoi se “ajo, fatkeqësisht, është shumë e rëndë”.

“Shpresoj se ne jo vetëm do të diskutojmë, por do të kërkojmë gjithashtu zgjidhje”, deklaroi Putini sipas një komunikate të bërë nga Kremlini.

Benjamin Netanyahu, i cituar në të njëjtën komunikatë, deklaroi se “dy krerët do të reflektojnë së bashku për mënyrën që duhet vepruar për të bllokuar në një mënyr të përgjegjshme dhe të arsyeshme kërcënimet që ekzistojnë”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.