PIKTURË – “Vajza…” e Pikasos shitet për 115 milionë dollarë

355

NJU JORK, 9 maj /ATSH-AFP/ – Tabloja e Pablo Pikasos “Vajza me një shportë me lule” (“La fillette à la corbeille fleurie”) (1905) u vlerësua 115 milionë dollarë gjatë shitjes së parë të organizuar nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” në Nju Jork .

Dje, shitja vendosi rekorde edhe për tablotë e Claude Monet dhe të Henri Matisse.

“Vajza me një shportë me lule”, e blerë menjëherë nga koleksionuesja amerikane, Gertrude Stein dhe vëllai i saj Leo, arriti vlerën e gjashtë më të lartë për një tablo të shitur në ankand.

Pablo Picasso (1881-1973) është i vetmi piktor, tablotë e të cilit janë shitur më shumë se 100 milionë dollarë në ankande.

Më shumë se 1 600 vepra të këtij koleksioni do të shiten këtë javë në shtëpinë e ankandeve ”Christie’s” me vlerën rekord më të lartë për të njëjtin koleksion./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.