PHENIAN – Pompeo në vizitë zyrtare

PHENIAN, 9 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Korenë e Veriut, sipas informacioneve të dhëna nga një grup gazetarësh.

Pompeo, i cili u takua në muajin prill me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, ndërsa mbante ende postin e drejtorit të CIA-s, ndodhet në hotelin ”Koryo” në Phenian për bisedime, sipas të njëjtit burim.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se Pompeo ishte rrugës për në Korenë e Veriut për të përgatitur samitin që Trump pritet të zhvillojë së shpejti me presidentin Kim./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.