KINË – Pekini: Takimi Xi-Kim, në favor të stabilitetit të Gadishullit Korean

PEKIN, 9 maj /ATSH/ – Më 7 dhe 8 maj, sekretari i përgjithshëm i PKK-së, njëherësh kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping dhe kryetari i Partisë së Punës, kryetari i Këshillit Kombëtar të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, zhvilluan një takim në qytetin Dalian të Kinës Verilindore, njoftoi CRI-ja.

Lidhur me sfondin dhe rëndësinë e këtij takimi, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang, deklaroi para medias se, “në momentin e tanishëm, kur Gadishulli Korean ka përjetuar ndryshime të ndërlikuara, liderët shtetërorë dhe partiakë të Kinës dhe Koresë së Veriut bëjnë komunikime strategjike, çka është në të mirë të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Kore e Veriut dhe kjo është në favor të denuklearizimit të Gadishullit Korean, si dhe paqes e stabilitet në të”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.