ITALI – Berlusconi jep miratimin e tij për një qeveri L5Y-Liga

ROMË, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe lideri i partisë “Forza Italia”, aleat i Mateo Salvinit, dha miratimin e tij për një qeveri mes Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Ligës.

“Qeveria Liga-L5Y nuk shënon fundin e aleancëz së qendrës së djathtë. Mbeten shumë bashkëpunimet në qeveritë rajonale dhe lokale, mbetet një histori e përbashkët, mbetet angazhimi i përbashkët pranë elektoratit”, shprehet Berlusconi në një komunikatë.

“Nëse një tjetër forcë politike e koalicionit të qendrës së djathtë pretendon të marrë përgjegjësinë për të krijuar një qeveri me L5Y-në, e respektojmë këtë vendim”, thuhet në këtë deklaratë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.