FRANCË – Rohani garanton Macon se do të bëjë gjithçka për të qëndruar në marrëveshje

PARIS, 9 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani iu shpreh sot presidentit francez, Emmanuel Macron se do të bëjë gjithçka për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, por i kërkoi Europianëve shumë shpejt garanci, duke treguar se sipërmarrjet e tyre do të vazhdojnë të punojnë me Iranin, njoftoi Elizeja.

“Gjatë një bisede telefonike prej më shumë se një orë, dy presidentët ranë dakord të krijojnë pa vonuar grupe pune mes Europs dhe Iranit që të prezantojnë javët që vjen garancitë e para që ai vetë të mund t’ia paraqesë popullit iranian për ta bindur që të qëndrojë në marrëveshje dhe për të vazhduar zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në Iran”, thekson presidenca franceze.

Europianët do të përpiqen që të marrin nga Uashingtoni garanci që sipërmarrjet e tyre do t’i shpëtojnë sanksioneve që SHBA-ja do të rivendosë brenda pak javësh kundër Iranit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.